Kuzhina me porosi, të projektuara sipas hapësirës suaj – nga iverica dhe MDF deri te fronte me llak, me mekanizma cilësorë dhe montim profesional.
Çdo projekt fillon me një konsultë falas dhe matje në vend. Ne ju ndihmojmë të zgjidhni materialet, ngjyrat dhe pajisjet më të përshtatshme, ndërsa prodhimi dhe montimi bëhen nga ekipi ynë sipas standardeve evropiane.